Festat e Nëntorit

Pjesë e veprimtarive me rastin e Festave të Nëntorit është edhe një ekspozitë me punime 3-D me tematikë nga historia e Shqipërisë dhe Botërore. Këto punime të thjeshta janë ideuar dhe realizuar nga nxënësit e klasave të 10-ta, 11-ta dhe të 12-ta, individualisht ose në grup. Për disa ditë, ato do të zbukurojnë ambientet e shkollës duke ngjallur interesin e nxënësve dhe të ftuarve të ndryshëm.







