Aktivitet me fokus në historinë e Shqipërisë

Gjatë kësaj jave me nxënësit e klasave të 10-ta, 11-ta dhe të 12-ta, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme me fokus historinë e Shqipërisë, por edhe më gjerë. Ditën e sotme, korridori i shkollës u kthye në një panair ushqimesh dhe veshjesh tradicionale shqiptare. Gjatë këtij aktiviteti nxënësit shijuan dhe tregëtuan produktet që kishin përgatitur. Ashtu si çdo vit, të ardhurat e përfituara nga ky panair ushqimi do të shkojnë si donacion në Azilin e Pleqve, Tiranë.





