CIKLET ARSIMORE
NEW YORK SCHOOLS
ARSIMI FILLOR
Përshtatje në mënyrë të sistemuar me të nxënit nëpërmjet lojës, punës, mësimit, ku nxënësit dallojnë lojën nga detyra, krijojnë bazat për zhvillimin njohës socio-emocional dhe motorik të personalitetit, me “të mësuarit për të nxënë”.
ARSIMI I MESËM I ULËT
Ofrim sfidash për zhvillim intelektual, shoqëror, etik, fizik, shpirtëror të nxënësve. Fitim njohurish të qëndrueshme shkencore, kulturore, teknologjike në mënyrë krijuese. Zhvillim të mendimit kritik dhe të mësuarit me logjikë nëpërmjet ushtrimit të kompetencave. Zbulim i llojeve e modeleve të dijes, shfrytëzim i imagjinatës pamore për komunikim idesh, identifikim të hobeve dhe fushave të interesit.
ARSIMI I MESËM
Ka si synim të krijojë një standard të ri në mësimdhënie, për arsimin e mesëm të lartë në Shqipëri. Mësuesit, me përvojë në mësimdhënie, u sigurojnë nxënësve një program arsimor, cilësor dhe aktivitete të ndryshme ekstrakurrikulare në shkenca, sporte dhe arte.