Preaload Image

KLUBET E NXëNëSVE TANë

Klubi i debatit

Për të dytin vit rradhas Grupi i Debatit të shkollës sonë ka marrë pjesë në Kampionatin Kombëtar të Debatit, konkretisht “Re-debate 5.0” dhe “Re-debate 5.1”, që zhvillohet si konkurs mes shkollave të mesme nga e gjithë Shqipëria. Ky projektit është implementuar nga Organizata LIBURNETIK në partneritet me Kongresin Rinor Kombëtar dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Bashkisë Tiranë, United Nations Albania, UNFPA Albania, UNICEF Albania dhe Ambasadës Hollandeze në Shqipëri.

Shkolla jonë u dallua është për pjesëmarrje dinjitoze dhe në Redebate 5.0., zuri vendin e dytë në Republikë. Po ashtu ky grup ka debutuar edhe në projekte të tjera si Debati Rinor EU4AL, ku konkurroi dhe fitoi përballë gjimnazit Ismail Qemali të kryeqytetit. Aktualisht shkolla është e përfshirë edhe në projektin e Ambasadës Hollandeze në Shqipëri dhe konkretisht Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për esetë më të mira mbi “Të Drejtat e Njeriut”, ku morën pjesë 24 nxënës dhe jemi në pritje të vlerësimeve.

Gjithashtu jemi bërë pjesë e Konferencës Ndërkombëtare “Model United Nations Development Programme” (MUNDP), e cila është platforma e vetme në botë që simulon programin e Kombeve të Bashkuara për zhvillim dhe ku nxënës nga shkolla të mesme nga e gjithë bota përfshihen me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për çështje me rëndësi globale.
WPP-23
WPP-22

Klubi Public Speaking

Konkursi i Public Speaking: “Ballkan Voice”, program i cili synon të zhvillojë aftësitë oratorike dhe debatuese të të rinjve, me qëllim shkëmbimin e mendimeve dhe veçorive kulturore të ndryshme. Shkolla jonë ka marrë pjesë përgjatë dy viteve 2019 – 2021, ku tre nga nxënësit tani kanë arritur deri në gjysëm finale.

Klubi i Letërsisë

Klubi i Letërsisë – është ndër të parat klube të ngritura në shkollë, duke parë edhe interesin e nxënësve në këtë fushë. Konkursi i esesë zhvillohet çdo vit, me qëllim zbulimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e aftësive krijuese të gjithësecilit nxënës.
Këndi letrar në shkollë pasurohet çdo muaj me krijime të reja, poezi, ese, prozë dhe zhanre të tjera letrare, por edhe personazhe të librave të shprehura në pikturë. Për fituesit ofrohen çmime simbolike, me qëllim nxitjen dhe kurajimin e nxënësve.

Klubi i Artit

Tirana Artfest – ka ofruar, për katër vite rresht, mundësi për promovimin e talenteve të reja në kengë, kërcim dhe multimedia. Shkolla jonë ka marrë pjesë në të gjitha konkurrimet duke marrë çmime si: Grupi më i mirë i kërcimit alternativ – viti 2018; Video më e mirë në kategorinë multimedia me temë: “Tirana 24 orë”; Fabula koreografike në kategorinë kërcim – viti 2019; çmim të parë për zërin më të mirë femëror – viti 2020 dhe çmim të dytë në këngë – viti 2021.

Klubi i Historisë

Në konkursin e organizuar nga IDMC, në bashkëpunim me Fondacionin Conrad Adenour, me temë “Pyet gjyshërit”, në seksionin audiovizual, edicioni i parë, shkolla zuri vendin e parë, me temën “Treni i Diktaturës”, në vitet 2016-2017.
Në edicionin e dytë të këtij konkursi në seksionin multimedial, dy studentë tanë fituan vendin e dytë, në vitet 2017-2018.EUROCLIO – “Shoqata Europiane e Mësuesve të Historisë”, në bashkëpunim me Këshillin Evropian dhe televizionin kombëtar holandez VPRO – për tre vite rresht shkolla u prezantua në mënyrë dinjitoze. Në vitet 2019-2020, në projektin “In Europe School”, u vlerësuam me një nga tre çmimet me temën “Migracioni”.
Në vitet 2020-2021 në të njëjtin konkurs me temën “Barazia Gjinore” u shpërblyem për projektet më të mira në konkurs dhe këtë vit jemi pjesë e projektit me temën “Climate change” (Ndryshimi i klimës).
Foreign languages7

Klubi i Sporteve

Shkolla ka qenë rregullisht pjesëmarrëse në kampionatet sportive të organizuara nga TAIS, në disiplina të ndryshme si volejboll, basketboll, futboll, not etj.
Nga viti 2014 deri në vitin 2019 janë fituar 12 çmime të para në disiplinat futboll, volejboll dhe basketboll, si për femra ashtu edhe për meshkuj.

Klubi i Biologjisë

Shkolla ka marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare “Olimpiada e Shkencave Klimatike”. Studentët tanë konkuruan me bashkëmoshatarët e tyre nga e gjithë bota, për problemet që kanë të bëjnë me çështjet mjedisore dhe rritjen e nivelit të CO2 në atmosferë, shpyllëzimin etj. Ata u intervistuan nga profesionistë të mirënjohur në këtë fushë. Studentëve tanë iu dhanë Certifikata Nderi për rezultate të shkëlqyera.

Për më tepër, shkolla jonë është pjesë e organizatës shkencore “We speak Science”. Detyrat në projekt ndahen në faza. Faza e parë ishte në nivel shkolle, ku projektet e nxënësve të “Space”, u dërguan në “We speak Science” dhe në fazën e dytë nxënësit do të krijojnë një anije kozmike për të simbolizuar Projektin Hapësinor.
image00001

Projektet e vitit në vazhdim

Këtë vit dy nxënës të shkollës sonë do të marrin pjesë në projektet e mëposhtme:

Projekti Erasmus

Të quajtur Youthtoo, i cili mbahet në Bosnje Hercegovinë në datat 28-29 tetor. Studentët u ndihmuan dhe u udhëzuan për të arritur përzgjedhjen përfundimtare ku vetëm 4 studentë do të përfaqësojnë Shqipërinë.

Projekti MUNDP 2022

Projektin MUNDP 2022 në Turqi, ku Grupi i Debatit të New York High School synon të bëhet pjesë e Konferencës Ndërkombëtare “Model United Nations Development Programme” (MUNDP), e cila është platforma e vetme në botë që simulon programin e Kombeve të Bashkuara për zhvillim dhe ku nxënës nga shkolla të mesme nga e gjithë bota përfshihen me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për çështje me rëndësi globale. Kemi kaluar me sukses fazën e parë të aplikimit, ku organizatorët e konferencës, e cila mbahet në Turqi, na përshëndetën përpara të gjitha shteteve pjesëmarrëse. Konferenca për të dytin vit rradhas zhvillohet në platforma online, për shkak të pandemisë. Jemi në pritje të fazës së dytë përzgjedhëse të shkollave.

Aktivitet me Ambasadën Hollandeze

Aktivitete me Ambasadën Hollandeze në Tiranë – Pas vizitës në ekspozitën e njohur ndërkombëtare World Press Photo, nxënës të gjimnazit NYHS, zhvilluan një takim me përfaqësues të Ambasadës Hollandeze, në kuadër të 50-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Hollandë, u organizuan aktivitete të tjera, si diskutime lidhur me të drejtat e njeriut. U ftuan ekspertë të fushës: znj. Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe znj. Doralda Tanellari, pedagoge pranë Universitetit të Tiranës dhe Oficere Projekti në Institutin e Studimeve Politike. Nxënësit dhanë mendimet e tyre lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe më gjerë, sidomos për grupet në minorancë. Diskutimi ishte mjaft konstruktiv dhe shërbeu për ta njohur më mirë njëri tjetrin. Në fazën e dytë, nxënësit marrin pjesë në një konkurs me ese, që lidhen me fotot dhe tematikat e diskutuara. Pjesëmarrja është dinjitoze, përbërë nga 24 nxënës të klasave dhe viteve të ndryshme, që tregon interesin e tyre për çështjet sociale. Në fazën e tretë do të jepen fituesit dhe certifikatat e pjesëmarrjes për nxënësit, si dhe do të organizohen aktivitete të tjera në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit në Tiranë.