Preaload Image

NEW YORK SCHOOLS

1000
Nxënës të diplomuar
120
Mësues të certifikuar
54
Ambiente mësimore
215
triumfe në Olimpiada

“Ne ofrojmë edukimin bashkëkohor që garanton një fëmijëri të shëndetshme, vetëbesim dhe optimizëm për të nesërmen. Ne vijojmë punën për t’u siguruar fëmijëve tanë dashurinë për dijen dhe të menduarit kritik. ”

Drejtoria

BASIC EDUCATION

“New York Basic Education” erdhi si rezultat i përpjekjes sonë për të finalizuar të plotë ciklin arsimor të “International Maarif Schools” në Shqipëri. Hapur në 2016, për fëmijët nga mosha 5 – 15 vjeç, shkolla 9 – vjeçare është pjesa më e dlirë dhe më e çiltër e rrjetit tonë arsimor. Është detyra e një institucioni shkollor t’u ofrojë më të vegjëlve, siguri fizike, mirëqenie emocionale dhe hapësirë krijuese për të shpalosur aftësitë e tyre. 

Ne besojmë në vlerat qytetare e njerëzore të të vegjëlve tanë. “New York Basic Education” mbetet vendi ku ata mund t’i nxjerrin në pah e t’i theksojnë këto vlera, të cilat, me kalimin e viteve, do të mund t’i bëjnë pjesë të personalitetit të tyre.

Ne jemi pranë jush, me programet e miratuara nga MASR, me gjuhët e huaja angleze e  gjermane, nga klasa e parë në të nëntën, me orët e kërcimit dhe të xhudos nga klasa e parë në të pestën dhe me mjediset akademike, sipas modeleve më të mira ndërkombëtare. Zhvillimi psiko – motorr i fëmijëve dhe aftësive të shumëfishta mbeten objektivi ynë kryesor, gjatë këtij cikli arsimimi.

Nga ana tjetër, përballja në nivel kombëtar me provimet e klasës së pestë dhe klasës së nëntë janë një tjetër shtyllë mbështetëse, të cilën synon të  forcojë stafi ynë pedagogjik.

HIGH SCHOOL

Gjimnazi “New York High School” hapi dyert, për nxënësit, në shtator të vitit 2014. Nuk ka kaluar shumë kohë, e megjithatë, kur kthejmë kokën pas për të bërë bilancin, shohim se kemi përshkuar një rrugë të gjatë.

Gjimnazi New York High School ka si synim të krijojë një standard të ri në mësimdhënie, për arsimin e mesëm të lartë në Shqipëri. Mësuesit, me përvojë në mësimdhënie, u sigurojnë nxënësve një program arsimor, cilësor dhe aktivitete të ndryshme ekstrakurrikulare në shkenca, sporte dhe arte.

Shkolla jonë i ofron çdo nxënësi një mjedis të qetë e të sigurt, për të studiuar dhe për t’u aftësuar në dijet akademike dhe në mendimin kritik të pavarur, sipas fushave të interesit.

Shkolla është e pajisur me klasa moderne e laboratore shkencore ku përdoret fjala e fundit e teknologjisë, për të përgatitur qytetarë e studentë të sukseshëm në vitet në vijim. Shkolla synon të formojë qytetarë të denjë të kombit dhe të botës, të cilët respektojnë ligjin, demokracinë dhe vlerat njerëzore.

Ekzistenca jonë si pjesë e zinxhirit edukativo-arsimor të krijuar nga Universiteti i New Yorkut, që nga cikli parashkollor dhe deri në diplomimin akademik, na jep avantazhin për arritje të larta dhe të qëndrueshme në vazhdimësi të procesit gjithëformues të nxënësve.

Të dashur prindër!

Ju jeni bashkëpunëtorët tanë më të mirë. Besimi dhe mbështetja juaj, në vijimësi, janë një garanci për suksesin tonë. Lidhja jonë e përbashkët për një shkollim sa më elitar të fëmijëve tuaj dhe nxënësve tanë, mbetet aspirata kryesore e institucionit dhe ekipittonë.

Rrugën e kemi nisur mbarë. Suksese të tjera na presin…

PIKAT TONA MË TË FORTA