Dr. Andi Pinari në NYS

Në kuadër të veprimtarive për Festat e Nëntorit, sot nxënësit e klasave të 10-ta, 11-ta dhe të 12-ta të NYS zhvilluan një takim me zëvendësdekanin e Fakultetit të Histori – Filologjisë dhe pedagogun e Historisë Moderne, dr. Andi Pinari. Si një historian i afirmuar, dr. Pinari trajtoi cështje të ndryshme që lidheshin me shpalljen e Pavarësisë dhe formimin e shtetit shqiptar duke u ndalur veçanërisht në rolin dhe qëndrimet e Fuqive të Mëdha kundrejt këtij procesi.
Në takimin e konceptuar në formën e një bisede, dr. Pinari solli fakte interesante rreth figurave dhe ngjarjeve historike që lidhen me tematikat e mësipërme duke zgjuar interesin e nxënësve, të cilët u përfshinë në mënyrë aktive në këtë bashkëbisedim.







