Vizitojmë ekspozitën “Gjenerata A”
Ekspozitat kulturore janë gjithmonë një hap më afër një mendje më të hapur dhe të gjithanshme. Për këtë arsye edhe vizitat tek to nuk mungojnë.
Së fundmi, nxënësit e klasës së XII të shkollës New York High School vizituan ‘Tulla Cultural Center’ ku panë nga afër ekspozitën e veçantë të fotografit gjerman Julius Eb, të quajtur “Gjenerata A”. 🖼 📸
Në një bashkëbisedim mjaft interesant me psikologun Bledar Zeneli, nxënësit diskutuan tema aktuale të cilat i përfshinë akoma dhe më tepër në këtë takim. “Dhuna në familje” apo “Diskriminimi gjinor” ishin disa nga temat që nxënësit tanë diskutuan për të nxjerrë edhe opinionet edhe mësuar më tepër me realitetin dhe dhënien e një zgjidhjeje të situatave në të cilat mund të hasen. 🧐
Një takim mjaft interesant i cili mund të përvijohet edhe në ambientet e New York High School. Aktivitete të tilla janë gjithmonë të pranishme në edukimin e nxënësve tanë. 😊