STOP “BULLIZMIT”!

Më datë 31 Janar u zhvillua aktiviteti me nxënësit e klasave të 6,7,8, dhe 9-të, në kuadër të strategjisë kunder bullizmit.
Nxënësit paraqitën punime kreative për të dhënë mesazhe individuale për fenomenin e bullizmit.
Gjithashtu u organizua një konkurs midis klasave ku çdo klasë bëri prezantimin e tyre.👨🏫
Mbasi mbaruan klasat me prezantimin, secilit nxënës iu dha nga një fletë votimi ku të votonin për posterin dhe prezantimin më të bukur.🧐
Është shumë e rëndësishme që bullizmi të luftohet dhe nxënësit të ndërgjegjësohen dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Të bashkohemi dhe të punojmë së bashku për të luftuar dhe për ti thënë “STOP BULLIZMIT” e cila është e pranishme në jetën e gjithësecilit prej nesh në forma të ndryshme,e veçanërisht të moshës shkollore.
Bullizmi mund të jetë shkatërrues për vetëvlerësimin e fëmijëve tanë, ndaj ata kanë nevojë për dashuri, mbështetje dhe siguri se ne po veprojmë për ta ndaluar bullizmin.🗣🚫
Mesazhi i nxënësve:
Askush nuk ka të drejtë të na gjykojë dhe pse jemi të ndryshëm, kemi të drejta të barabarta dhe të gjithë duhet ta duam dhe ta respektojmë njëri-tjetrin.
STOP “BULLIZMIT”! 📍🔍
















