Bashkëbisedim me Rozana Belli

Në ambientin e bibliotekës së shkollës, klubi i letërsisë zhvilloi një bashkëbisedim të këndshëm me përkthyesen e mirënjohur të gjuhës turke Rozana Bellin.
Ajo na njohu më nga afër rreth përvojës së përkthimit, leximit dhe përjetësimit të poezisë turke, ngrohtësia e së cilës u përcoll edhe përmes interpretimit të disa poezive nga nxënësit.