Nxënësit e NYHS vizitojnë panairin e librit “TIRANA 2019”.
Si çdo vit dhe si miq të mirë të librit, nxënësit e klasave të dhjeta të New York High School, vizituan panairin e librit “TIRANA 2019”.
Veç njohjes me titujt e rinj, nxënësit pasuruan bibliotekat e tyre me disa prej librave si: “CHANEL, një jetë si në përrallë”, “Klienti”, “E kuqe si rubini”, “Hija e erës” etj.
Gjithashtu u zhvillua dhe një takim interesant i disa nxënësve me shkrimtarin Fatos Kongoli, me anë të së cilit bënë të tyret librat “Karuseli’ dhe “I humburi” së bashku me autografët a autorit.
Dashuria për librin nuk mbaron këtu…