Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare
- Categories TË FTUARIT TANË NË NYHS
- Date March 1, 2023

“Gjuha është identiteti i një kombi”. Referuar kësaj thënieje dhe në kuadër të 21 shkurtit, Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, në mjediset e gjimnazit “New York Schools”, ishte e ftuar profesoresha e gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës, Kristina Jorgaqi.
Përveç momenteve kyçe në historinë e gjuhës shqipe, përmes diskutimit dhe pyetjeve të nxënësve, doli në pah nevoja e ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës, e mbi të gjitha nevoja e një ligji që e mbron atë.
Për t’u ardhur në ndihmë nxënësve me tekste të thjeshta dhe rregulla të përdorimit të gjuhës në përditshmëri, studiuesja i dhuroi bibliotekës së shkollës librin “Sportel i hapur i shqipes”. Nxënësit shprehën gjithashtu dëshirën për të ndjekur në auditoret e studentëve, një tjetër leksion nga profesoreshe Kristina Jorgaqi.
You may also like
E ftuar – Mirela Arqimandriti
Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës Autoriale








