Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës Autoriale


Në kuadër të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës Autoriale nxënësit e shkollës 9-vjeçare zhvilluan një takim me prof. as. dr. Lili Sula , e cila prej vitesh është pedagoge e letërsisë, si dhe bashkautore e teksteve shkollore. Gjatë bisedës nxënësit drejtuan pyetje të shumta. Diskutuan rreth librit si instrumenti kryesor në thellimin e njohurive, si dhe morën këshilla të vyera nga profesoresha për t’u nxitur sa më shumë në lexime artistike.