Konferenca “Arritjet e sportit shqiptar”

Në datën 18 prill , në Pallatin e Kongreseve , u mbajt konferenca ” Arritjet e sportit shqiptar”. Ky takim u organizua mes sportistëve të dalluar në disiplinat përkatëse dhe personaliteteve te fushës së sportit dhe politikës , me pjesëmarrjen e veçantë të Presidentit të Lojërave Ndërkombëtare të Mesdheut , zotit Davide Tizzano. Në këtë konferencë morën pjesë edhe dy nxënëset e klasës XI të NYS, Sara Dande dhe Kestrina Dande , në disiplinën e notit , si notare me arritje te larta. Në këtë konferencë u diskutua për arritjet e sportit shqiptar dhe sfidat me te cilat përballen sportistët tanë.
