Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor u organizuan aktivitete të ndryshme me nxënësit e klasave të 10-ta, 11-ta dhe 12-ta të NYS.
Ne kishim një të ftuar në ambientet e shkollës sonë, psikologen Arilda Dushaj e cila diskutoi me nxënësit tanë “Stigma dhe shëndeti mendor”.
Aktiviteti tjetër ishte se si të kujdesemi për shëndetin mendor; Si të kontrollohet stresi etj. Kjo u organizua si një leksion i hapur me nxënësit e klasave të 10-ta, 11-ta dhe 12-ta në Liqenin Artificial të Tiranës.
Natyra është kura më e mirë për trurin dhe shpirtin!










