Muaji i Letërsisë

Në kuadër të muajit të Letërsisë Erli, Ana Maria dhe Sibel, studentët e NYS u ftuan të merrnin pjesë në emisionin radiofonik “Live nga Tirana” në Top Albania Radio, ku shprehën mendimet dhe eksperiencën e tyre mbi letërsinë, librin dhe leximin. Nxënësit tanë shprehën ndjenjat e tyre të mirëfillta për raportin që kanë me librat sot, me autorët e tyre të preferuar, e pse jo edhe për të shkruar një libër në të ardhmen. Falenderojmë Top Albania Radio për këtë bashkëpunim, mundësi dhe mirëseardhje të ngrohtë!

