Ceremonia e diplomimit të Maturës dhe Minimaturës 2022
Përmes emocioneve dhe momenteve të paharrueshme, shkollat e Nju Jorkut mbajtën ceremonitë e diplomimit të Maturës dhe Minimaturës 2022. Në mesin e të pranishmëve na nderoi prezenca e H.E Tayyar Kağan Atay – Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Metin Bulut – Atasheu Arsimor i Republika e Turqisë në Shqipëri, presidenti i Fondacionit Maarif në Shqipëri, z. Mesut Ozbaysar, Rektori i Universitetit të Nju Jorkut Tiranë, Prof. Dr. Erkan Erdemir, Dr Feridun Elgϋn – Administrator i UNYT, znj. Anisa Ruseti – zv.
Bashkia e Tiranës, znj. Gizem Emine Baskan – Koordinatore e TIKA-s, si dhe shumë pjesëmarrës të tjerë, prindër dhe të afërm të nxënësve tanë. Mes lotësh lumturie dhe shumë të qeshurash, Matura 2022 kurorëzoi me sukses 3 vite të arta në tavolinat e shkollës. Ndërkohë nxënësit e Minimaturës kanë zgjedhur të vazhdojnë me ne arsimin më të rëndësishëm që do t’i përgatisë për të ardhmen.
Ju urojmë shumë suksese në hapat e mëtejshëm që do të ndërmerrni!