Cyberbulling

Me nxënësit e klasave të 10-ta dhe të 12-ta u organizua aktiviteti sensibilizues me temë “ Cyberbulling”. Qëllimi i aktivitetit është ndërgjegjësimi i nxënësve mbi rreziqet dhe sigurinë në internet. Veprimtaritë e nxënësve u prezantuan me anë të broshurave, banerave dhe video sensibilizuese kundër bullizmit kibernetik. Një pjesë e materialeve do jenë prezent tek nxënësit me anë të anketave digjitale dhe në mjediset e shkollës.






