Kompeticioni i notit
Sara Dande, nxënësja e klasës së X, NYS, në datat 2 – 7 Nëntor, mori pjesë në kompeticionin më prestigjoz të notit në 4 gara: 200 m, 400 m, 800 m dhe 1500m stil i lirë. Ky kampionat europian për të rritur u zhvillua në kompleksin aquatik më të madh në botë për salla të mbyllura në Rusi. Në garën e 1500 m Sara theu rekord kombëtar. Ndihemi krenarë për arritjet e nxënësve tanë. 🏊♀️

