Vizitojmë Muzeun e Shkencave të Natyrës

Një ditë mësimi ndryshe me klasat e arsimit të mesëm të ulët të New York Basic Education . Në shtatë pavionet e Muzeut të Shkencave të Natyrës ne zhvilluam një rrugëtim plot interes dhe pasion drejt llojshmërisë dhe evolucionit të botës së gjallë. Prania e mbi 3000 llojeve vendase dhe të huaja bënë që nxënësit të njihen me një pafundësi llojesh të florës dhe faunës, që nga koralet mbresëlënëse për ngjyrat e tyre, e deri te guaskat e Oqeanit Indian; insekte me pamje mahnitëse, peshq të llojeve të ndryshme; amfibë dhe reptilë të veçantë që nga gjarpërinjtë e deri tek breshkat e mëdha detare; shpendë unik si pelikani kaçurrel; gjitarë madhështore të përfaqësuar nga skeleti i balenës Kashalot që përbën dhe një nga mostrat me të veçanta dhe interesante të muzeut tonë.
🦉🦅🦎🦊🦐🐋
Ekskursioni në Muze përveç informacionit shkencor, mësimor, edukativ e kulturor shërbeu edhe si ndërgjegjësim mbi rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit. 😊


























