Aktivitet në kuadër të strategjisë “STOP BULLIZMIT”

Në kuadër të strategjisë “STOP BULLIZMIT”, psikologia e shkollës Ana Vrapi në bashkëpunim me Drejtorinë e shkollës në New York Basic Education, qeverinë e nxënësve dhe mësuesit kujdestar, organizuan aktivitetitin me klasën e 3-të, 4-të dhe të 5-të. Klasat ishin në konkurim me njëra-tjetrën për posterin dhe performancën më të mirë.
Nxënësit ishin mjaft aktivë dhe seriozë në performancën e tyre. Secila klasë u prezantua me aktrim, interpretim dhe në fund me posterat. Mbasi mbaruan me performancën, secili nxënës votoi për performancën më të mirë. Atmosfera u bë akoma më e bukur gjatë numërimit të votave, ku nxënësit si dhe mësuesit kujdestar ishin në pritje të rezultatit. 🗣
Fitues të garës doli klasa e 3-të me mësuesen kujdestare Dhurata Bejleri.
Të gjithë ishin fitues, pasi të gjithë dhanë kontributin e tyre për aktivitetin. 🏆🥇
“Ne e respektojmë mendimin e shokut dhe të drejtën e tij”.
“Fol mos hesht, mos jeto me frikë”
“Reago, trego, mos lejo që të tjerë të lëndojnë, tallin apo shajnë” 🚫❗️














