Trajnim me temë “Për një Internet të Sigurt”

Nxënësit e klasës së katërt, të pestë dhe të gjashtë zhvilluan një trajnim me temë “Për një Internet të Sigurt” në New York Basic Education. Nën udhëheqjen e mësuesit, nxënësit diskutuan rreziqet e përdorimit të tepërt të internetit dhe rëndësinë e kontrollit të prindërve të tyre.👨👩👧👦
Shumë nga studentët ndanë përvojat e tyre me rrjetin më të madh në botë dhe mësuan se si të shmangin problemet me hakimin e faqeve të padëshiruara ose edhe qëndrimin në lojrat online. 🧩🎮
Gjithashtu në përfundim të trajnimit, mësuesi propozoi një eksperiment të vogël një javor, në bashkëpunim me prindërit, që fëmijët të mos përdorin internet, por përkundrazi të rrisin orët e studimit dhe leximit jashtëshkollor. Megjithë lidhjen e ngushtë me internetin, fëmijët u bindën të provonin eksperimentin e propozuar. ☺️
Trajnimi do të vazhdojë me klasa të tjera të Edukimit Themelor në New York. Ne gjithmonë punojmë për një arsim më të mirë dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë!😄👩🏫







