Vizitojmë Muzeun e Shkencave të Natyrës “Sabiha Kasimati”

Nxënësit e ciklit të ulët të shkollës të shkollës New York Basic Education zhvilluan një ekskursion të vogël në Muzeun e Shkencave të Natyrës “Sabiha Kasimati”.😊
Atje fëmijët u njohën me speciet e rralla që nuk kishin hasur më parë, konsumatorët e zinxhirit ushqimor dhe habitatet e tyre të ndryshme.🐝🦎🐠
Nga afër u njohën me fokën mesdhetare, mbretin-peshk, nepërkën me brirë si dhe llojet e tjera të shumta të Ballkanit.🧐🐏🦒🐢
Në përfundim të këtij rrugëtimi, fëmijët ishin shumë të lumtur dhe u larguan me ndjesitë më të bukura ndaj muzeut e gjërave të reja që mësuan.
Aktivitete të tjera edukative dhe argëtuese na presin!😄



















