NYBE në Muzeun e Shkencave të Natyrës

Sot, nxënësit e klasës së 4-t dhe të 5-të, të shkollës “New York Basic Education” vizituan Muzeun e Shkencave të Natyrës. 😊
Fëmijët dëgjuan me vëmendje ciceronin, i cili u shpjegoi mënyrën speciale, se si kafshët përshtaten nga habitati i tyre në natyrë me balsamosjen në muze.
Nxënësit mësuan sot se të gjitha gjallesat që ndodhen aty janë të vërteta , përveç syve, të cilët janë të pamundur të ruhen.
Kurioziteti i tyre u shtua dhe më shumë, pasi zbuluan që Shkabat janë shpend i rrallë dhe shërbejnë si sanitarë të natyrës, pasi hanë vetëm kafshë të ngordhura 🤔
U njohën nga afër me Fokën e Mesdheut, peshkun ‘mbret’, Shqiponjën krenare, skeletin e balenës, shpendët ujorë etj 🦅🦎🐢
Nxënësit diskutuan dhe dhanë ide, se si mund t’a pasurojmë Muzeun e Shkencave të Natyrës, si pasuri e çmuar e vendit tonë 😊












