Aktivitet me temë: “Të ushqehemi shëndetshëm”

Në ambientet e shkollës ‘’New York High School” u zhvillua aktiviteti me temë: “Të ushqehemi shëndetshëm”.
Edukimi dhe ndërgjegjësimi në këtë kontekst luajnë një rol kryesor për të ardhmen e brezave të rinj. Është thelbësore të përhapim një kulturë të cilësisë së ushqimit, të ushqimit të shëndetshëm dhe të jetesës më të mirë. Sjellja jonë e ngrënies përcaktohet nga shumë faktorë psikologjikë, kulturorë dhe socialë dhe zakonet tona të ngrënies kushtëzojnë fort shëndetin e planetit tonë. Sfida e madhe e kësaj kohe është të arrijmë të mbrojmë planetin, duke ushqyer qeniet njerëzore në mënyrë të shëndetshme dhe të kujdesemi për ekosistemin që na pret. Pas ndërgjegjësimit dhe prezantimit për temën aktiviteti u shoqërua me gatime të shëndetshme, fruta dhe ëmbëlsira të përgatitura në ambientet e shkollës me shumë dashuri nga nxënësit dhe mësuesja e lëndës së kimisë.
Një ditë e veçantë ku nxënësit dhe mësuesit ndajnë momente të lumtura së bashku! 🍲🍓🍅🥦🥔