Takim me temë: Rreziku i trafikimit të qënieve njerëzore në Shqipëri
AL
Në kuadër të aktiviteteve të miratuara nga drejtoria e shkollës New York High School, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të MAS për shkollat e mesme, klubi i “Debatit Social” drejtuar nga mësuesja e shkencave sociale Aida Zhupa, në bashkëpunim me psikologen shkollore Katerina Stefani, organizoi një takim me temë: Rreziku i trafikimit të qënieve njerëzore në Shqipëri.
Qëllimi ishte ndërgjegjësimi i nxënësve për rëndësinë e luftës ndaj kësaj dukurie dhe pasojat e saj për shoqërinë.
Pas prezantimit në power point nga mësuesja, nxënësit ndanë së bashku opinionet e tyre, lidhur me rrezikshmërine e trafikimit, si dhe rrugët për ta luftuar dhe shmangur viktimat e tij. Interesi ishte i lartë dhe pjesëmarrja mjaft aktive.
EN
Within the framework of activities approved by the New York High School Principal, in accordance with the MES National Strategy for High Schools, the “Social Debate” club run by social science teacher Aida Zhupa, in collaboration with school psychologist Katerina Stefani, organized a meeting on The Risk of Human Trafficking in Albania.
The aim was to raise the students’ awareness of the importance of the fight against this phenomenon and its consequences for society. Following the teacher’s powerpoint presentation, the students shared their views on the dangers of trafficking, as well as ways to combat and avoid its victims. Interest was high and participation was very active.