Aktivitet sensibilizues


Nxënësit e klasave të 11-ta të New York Schools u angazhuan në një aktivitet sensibilizues për kujdesin parandalues dhe sëmundjet virale, organizuar me iniciativën e mjekes së shkollës, Luiza Kolasi. Kjo nismë kishte për qëllim nxitjen e njohurive më të thella dhe ndërgjegjësimin për shëndetin dhe mirëqenien tek të rinjtë.