Dita e parë e shkollës
- Categories AKTIVITETE TË NXËNËSVE TË NYHS, CEREMONI E HAPJES SË VITIT SHKOLLOR
- Date September 11, 2023

📸Duke krijuar kujtime te bukura për të gjithë studentët gjatë ditës së tyre të parë të shkollës në Tirana Maarif Campus New York Schools! Një ditë e mbushur plot me fillime dhe miqësi të reja dhe me mundësi të pafunda!
Me shumë kënaqësi mësuesit dhe stafi administrativ qëndrojnë sot para studentëve, ndërkohë që ata po fillojnë një kapitull të ri drejt mësimeve dhe dijes.
Administratori i shkollës Z. Hasan Dede shprehu mirëseardhjen për të gjithë studentët, si të rinj ashtu dhe ata të vjetër. Ai i siguroi studentët dhe prindërit e tyre që po bëheshin pjesë e një komuniteti mirëpritës, gjithëpërfshirës dhe inovativ.
Shkolla jonë është një vend ku festohen dallimet, nxitet miqësia dhe ku çdo studend inkurajohet që të ndriçojë në mënyrën e tij unike.
Suksese për të gjithë studentët tanë, veçanërisht për ata që janë në klasë të parë! 📚🎒
You may also like
Dita e Eksploruesve STEM
Hapja e terrenit të ri në neuroshkencë!













