Dhuro një libër për mikun tënd


Në ambientin e bibliotekës , gjimnazistët e New York Schools organizuan aktivitetin me temë “Dhuro një libër për mikun tënd ” . Nisma e filluar përgjate muajit maj, u kurorëzua me sukses në mbledhjen e mbi 100 librave të dhuruar nga nxënës , prindër dhe mësues . Gjatë aktivitetit nxënësit diskutuan me entuziazëm për librat që kishin lexuar , ndjesitë që kishin përjetuar gjatë leximit të tyre , duke dhënë mesazhin se libri mbetet miku më i mirë për të gjithë.
📚👏📖🧍♀️🌼🧍🏢