Dita Ndërkombëtare kundër Diskriminimit Racor
- Categories TË FTUARIT TANË NË NYHS
- Date March 15, 2023

Sot, në mjediset e bibliotekës së New York Scools, në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare kundër Diskriminimit Racor, u zhvillua një takim mjaft interesant me z. Ram Hadroj, i cili përmes përvojës së tij të suksesshme në fushën akademike dha një mesazh të rëndësishëm për nxënësit, kundër paragjykimeve ndaj pjesës që konsiderohet “ndryshe” në shoqëri. Ai dha informacion mbi minoritetin rom në Shqipëri dhe më gjerë, ndërsa përmes shembujve solli një tablo të gjallë të diskriminimit në fushën e arsimit dhe të punësimit të këtij komuniteti. Takimi ishte ndërgjegjësues mbi respektimin e çdo individi, bazuar në dinjitetin njerëzor dhe vlerat e tij në të mirë të shoqërisë.
You may also like
E ftuar – Mirela Arqimandriti
21 December, 2023
Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës Autoriale
20 April, 2023
Dita Ndërkombëtare e Librit
15 April, 2023







