I ftuar Prof.Asoc.dr Tomi Treska
- Categories TË FTUARIT TANË NË NYHS
- Date April 6, 2023

Me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë, u organizua një veprimtari ne mjediset e New York Schools.
Një kontekst historik të marrëdhënieve Shqipëri-Turqi, u prezantua nga i ftuari Prof.Asoc.dr Tomi Treska. Nxënësja Tea Kuçi solli fakte interesante rreth ecurisë së marrëdhënieve mes dy popujve, nxënësja Klesta Kovashiica prezantoi kuriozitete rreth nivelit të mirëkuptimit mes dy popujve dhe nxënësja Kjara Dylgjeri, argumentoi pse marrëdhëniet mes dy shteteve e dy popujve tanë janë sot kaq të rëndësishme. Zoti Toskan Çorat, një turko-shqiptar i ftuar në këtë veprimtari, solli dëshmi konkrete të mirëkuptimit kulturor, historik e jetësor mes dy shteteve.
Administratori i NYS, zoti Hasan Dede, përcolli mesazhin miqësor për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, si dhe theksoi qê këtë lidhje miqësie dhe partneriteti t’ua përçojmë edhe brezave të ardhshëm.
You may also like
E ftuar – Mirela Arqimandriti
Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës Autoriale










