Platforma “Edukim mbi diktaturën”
Ditën e hënë, maturantët e klasës së historisë së NYS patën privilegjin të ishin të parët që u njohën drejtpërdrejtë me platformën “Edukim mbi diktaturën” ideuar dhe realizuar nga Autoriteti i Dosjeve në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e të pranishme ministren, znj. Evis Kushi.
Një aktivitet shumë i larmishëm ku nxënësit përmes fjalës së dëshmitarëve, dosjeve të shfletuara, krijimeve të të rinjve, dhe mbresave të të ftuarve përjetuan emocione si ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit.