Aktivitet mbi strategjinë e gjimnazit NYS

Më dt. 07.04.2023, në mjediset e bibliotekës së New York Schools, u zhvillua aktiviteti i radhës në kuadër të strategjive që gjimnazi NYS mbështet prej disa vitesh, bazuar në orientimet e Ministrisë së Arsimit për shkollat e mesme. Ky aktivitet u organizua nga mësuesit e lëndëve shoqërore, Aida Zhupa dhe psikologia shkollore Katerina Stefani, në dobi të një shëndeti më të mirë fizik, mendor dhe social, në përballje me vështirësitë e rritjes në moshën e adoleshencës, si dhe të problematikave të ndryshme që sjell koha sot. Nxënësit paraqitën interes dhe diskutuan për rrugët drejt një stili të shëndetshëm të jetesës.


