Klubi i shkencës – Dieta e shëndetshme


Sot, Klubi i shkencës së shkollës së New York-ut, organizoi një aktivitet me në fokus dietën e shëndetshme. Nxënësit mësuan më shumë mbi përbërësit ushqyes si yndyrnat e shëndetshme, fibrat, proteinat dhe karbohidratet.
Ata krijuan pjata të ndryshme në kuzhinën e shkollës tonë, duke balancuar lëndët ushqyese.
Aktivitete të tilla i ndihmojnë nxënësit tanë të marrin njohuri praktike për jetën e përditshme.🍏🥦🫐