Erma Mici në Festivalin Kombëtar të Këngës në RTSH

Ish-studentja e diplomuar në gjimnazin “New York High School”, Erma Mici, mori pjesë në Festivalin Kombëtar të Këngës në RTSH. New York Schools mbështet, promovon dhe nxit talentet e fushave të ndryshme të ndjekin ëndrrat e tyre. Erma është pjesë e Art Fest Tirana si përfaqësuese e NYHS dhe fituese e vendit të parë. Në këtë event Erma shpalosi talentin me një këngë kompozuar prej saj me titull “Kozmosi i Dashurisë”. New York Schools është krenar të ketë studentë dhe të diplomuar kaq të talentuar, të cilët tani mund të ndajnë talentin dhe aftësitë e tyre me të tjerët. Ne i urojmë Ermës fitore dhe të na përfaqësojë në Eurovizion!