Java Kulturore Evropiane


Nxënësit e New York High School u mblodhën sot në një aktivitet ne kuadër të Javës së Kulturës Evropiane. Me frymën e të rinjve europiane u paraqit historiku i këtij manifestimi, i cili u pasua me prezantime e interpretime te autorëve më në zë të kulturës europiane. Gjithashtu u prezantua dhe roli i Shqipërisë si element i rëndësishëm i vlerave kulturore me përmasa europiane.