Promovimi i Mësimdhënies dhe Mirëqenies
Shkollat e Nju Jorkut në bashkëpunim me Universitetin e Nju Jorkut Tiranë, organizuan një trajnim për Promovimin e Mësimdhënies dhe Mirëqenies. Gjatë trajnimit u diskutuan tema të rëndësishme rreth mësimit dhe menaxhimit të klasës dhe mirëqenies së mësuesve dhe nxënësve. Na ka nderuar edhe pjesëmarrja e shkollave ndërkombëtare Maarif të Kosovës. Ne besojmë se çdo mësues duhet të ndihet i fuqizuar për të bërë një ndryshim në jetën e nxënësve të tyre. Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë trajnime të vazhdueshme për t’i ndihmuar mësuesit të shfrytëzojnë sa më shumë kohën e tyre në shkollë.