“Journalism for juniors”

Dje finalizuam trajnimin “Journalism for juniors”, organizuar nga TRT, Korporata e Radios dhe Televizionit Turk në bashkëpunim me shkollat Maarif në Shqipëri, IMSA Elbasan dhe New York Schools. Gjatë këtyre 3 ditëve, nxënësit patën mundësinë të mësojnë teknikat bazë të gazetarisë së sotme. Të ndarë në grupe, ata duhej të punonin në një projekt të quajtur “Intervista”. Ndër të gjitha projektet u shpall një fitues, i çmimit të parë, nga New York Schools. Përfaqësues të shkollave Maarif dhe z. Metin Bulut – Atasheu i Arsimit, ishin të pranishëm sot gjatë ceremonisë së certifikimit.
Jemi krenarë për arritjet e nxënësve tanë.










