Nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta të NYS, realizuan një vizitë në Muzeun Arkeologjik të Tiranës. Synimi i vizitës ishte njohja me dëshmitë arkeologjike të vazhdimësisë së jetës në vendin tonë duke filluar që prej Epokës së Gurit e më tej. Eksponatet e pasura me vegla pune, orendi shtëpiake, aksesorë dhe objekte nga kultura si ajo e Komanit, nxitën kuriozitetin dhe interesin e nxënësve të cilët i drejtuan pyetje të ndryshme ciceronit të muzeut. Konkretizimi i dijeve historike të marra gjatë procesit mësimor është gjithnjë një vlere e shtuar në formimin intelektual të nxënësve dhe, si e tillë, merr një vëmendje të shtuar nga ana e stafit mësimdhënës.