Zhvillojmë mësimin online – 27 Mars ’20
Sot klasa e III me mësuese Dhuratën mësuan si të forcojnë muskujt e trupit me lëvizjet, uljet dhe ngritjet e tij me mbështetje të duarve dhe majave të gishtave të këmbëve në tokë. Nxënësit ekzekutuan bukur ushtrimin në ambientet e shtëpisë. 💻 📚 📖
Test nga shtëpia 👩🏫
Sot nxënësit e klasës së V realizuan me sukses testin online në lëndën gjuhë shqipe.
Ata u treguan të qetë dhe bashkëpunues.
Gjithçka shkoi mirë! 💻📚📖
Me klasën e VI në lëndën e historisë kemi temën qytetërimi mesjetar dhe zhvillimi i artit, kulturës e arsimit gjatë kësaj periudhe. 💻 📚 📖
Në lëndën TIK në klasën e VI u zhvillua tema mësimore:
Ç’është interneti? 🤔
Gjatë kësaj ore nxënësit u njohën me internetin dhe funksionet e tij. 💻 📚 📖
Në lëndën e matematikës në klasën VII u trajtuan tema mësimore:
Grafikët në jetën e përditshme.
Gjatë kësaj ore nxënësit mësuan sesi të interpretonin dhe të merrnin informacion nga grafikët për një situatë të caktuar. 📖📚💻
Në lëndën e matematikës në klasën e VIII u trajtuan tema mësimore:
Thjeshtimi i raporteve.
Ndarja në një raport të caktuar.
Gjatë kësaj ore mësimore nxënësit mësuan sesi të zgjidhnin problema që përfshinin raportin. 📖📚💻
Pas përfumdimit me sukses të testit në lëndën e Abetares nxënësit e klasës së I vazhdojnë të ndjekin mësimin online. Sot në lëndën e Abetares u njohën me një shkronjë dhe një tingull të ri.
Pas leximit të tekstit nxënësit punuan me rubrikat e librit dhe me detyrat e shtëpisë. 💻 📚 📖
Sot nxënësit e klasës së IV realizuan me sukses testin e tremujorit të dytë online, në lëndën e matematikë.
💻📚📖
Nxënësit e klasës së V-të realizuan me sukses detyrën përmbledhëse të tremujorit të dytë online, në lëndën e Tik-ut.
💻📚📖