Zhvillojmë mësimin online – 26 Mars ’20

Si të luftojmë Coronavirus në shtëpi? 🤔
Eno Haka nga klasa e III ka dërguar versionin e tij me anën e së cilit tregon si të kujdesemi ndaj kësaj pandemie.😷🚫
Dhe mos harroni:
Qëndroni të sigurtë, qëndroni në shtëpi!😊👐💦
Si të luftojmë Coronavirus në shtëpi? 🤔
Ester Demushi nga klasa e III ka dërguar versionin e saj me anën e së ciles tregon si të kujdesemi ndaj kësaj pandemie.😷🚫
Dhe mos harroni:
Qëndroni të sigurtë, qëndroni në shtëpi!😊👐💦
Si të luftojmë Coronavirus në shtëpi? 🤔
Muhamed Dervishi nga klasa e III ka dërguar versionin e tij me anën e së cilit tregon si të kujdesemi ndaj kësaj pandemie.😷🚫
Dhe mos harroni:
Qëndroni të sigurtë, qëndroni në shtëpi!😊👐💦
Ora e anglishtes sot me klasën e VII. Mësimi u zhvillua në Blackboard Collaborate.
U përsëritën konceptet kryesore për të udhëzuar nxënësit mbi testin që do të zhvillohet orën e ardhshme. 💻📖📚
Në klasën e VII u zhvillua tema mësimore në lëndën e matematikës:
Thjeshtimi i raporteve.
Nxënësit u njohën me temën mësimore dhe mësuan sesi të thjeshtojnë raportet. 💻📖📚
Në New York Basic Education vazhdon me sukses mësimi online në lëndë të ndryshme.
Me klasën e VII në gjeografi mësuam për pllakat tektonike si janë krijuar, lëvizjet e tyre dhe pasojat e lëvizjes. 📚📖💻
Klasa e IV-ët, bëri një përsëritje të njohurive teorike të marra gjatë tremujorit të dytë. Ata zgjidhën ushtrime dhe problema të ndryshme rreth këtyre njohurive duke u përgatitur për testin e tremujorit.Suksese nxënës të dashur ! 👏👏📚
Sot nxënësit e klasës së VI prezantuan projektet në lëndën Anglisht. Tema e dhënë për punim ishte: ECOSYSTEMS.
Qëllimi i këtij projekti ishte njohja me llojet e ndryshme të ekosistemeve si: “Forest, Grassland, Tundra, Desert, etc”, si dhe me veçoritë e tyre.
Nga prezantimet e bëra vihet re qartë marrja e dijeve në lidhje me vendodhjen gjeografike të këtyre ekosistemeve, gjallesat, bimësinë, kafshët e ndryshme si dhe klimën që karakterizon secilin prej tyre. 💻 📚 📖
Sot testi i gjuhës shqipe për klasën e IV, edhe pse në kushtet e shtëpisë, u realizua më së miri në disa mënyra( me zë dhe figurë). Me video call, collaborate, video, audio etj. Sipas kushteve ku nxënësit ndodhen sot. 💻 📚 📖
