“Promovimi i kulturës, historisë dhe turizmit shqiptar”

Sot nxënës nga klasa të ndryshme të shkollës sonë morën pjesë në një projekt ndërdisiplinor me temë të përbashkët: “Promovimi i kulturës, historisë dhe turizmit shqiptar”. Ky aktivitet mësimor i bazuar në projekt u mundësoi studentëve të zhvillojnë njohuri më të thella për përmbajtjen në të tre gjuhët anglisht, gjermanisht dhe turqisht.
Nëpërmjet posterave, prezantimeve në power-point, fletëpalosjeve dhe videove ata mundën të zbulonin magjinë e bukur të Shqipërisë brenda një ore. 🖥📰📚.











