“Europe House”

Sot, nxënësit e klasave të 10-ta, 11-ta dhe të 12-ta të NYS, u ftuan të merrnin pjesë në një aktivitet të organizuar nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri, në “Europe House”.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit të Dhunës me bazë Gjinore”.
Nxënësit patën kënaqësinë të zhvillonin një bisedë konstruktive me Ambasadorin, Z. Reinout Vos i cili u ndje i kënaqur nga idetë e tyre. Pas bisedës patëm mundësinë të shikonim filmin dokumentar “Nasrin”, në lidhje me tematikën e aktivitetit.







