Klubi “Debati Social”

Sot, në mjediset e biblotekës të New York Schools, u organizua takimi i rradhës me nxënësit e klubit të “Debatit Social” të klasave të 10-ta, 11-ta dhe të 12-ta, të drejtuar nga mësuese Aida Zhupa, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. E ftuar nderi ishte znj. Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në këtë aktivitet u diskutua mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe çështje që lidhen me diskriminimin pozitiv të kategorive të veçanta shoqërore, të cilat kanë nevojë për mbështetje. Nxënësit u përfshinë me argumente pro dhe kundër kësaj teme, duke paraqitur një formim qytetar të denjë për të rinjtë e sotëm.










