Klubit i Debatit Social

Sot në mjedisin e bibliotekës të New York Schools u zhvillua aktiviteti i rradhës i klubit të Debatit Social, drejtuar nga mësuese Aida Zhupa, në bashkëpunim me klubin e letërsisë, drejtuar nga mësuese Eni Metani. Në pasqyrim të ngjarjeve të fundit të aktualitetit, nxënësit diskutuan problemet ekonomike, ligjore dhe kulturore që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Dukuria e dhunës dhe dënimi i saj u analizua nga këndvështrimi social dhe psikologjik për individin. Interesi i pjesëmarrësve ishte i lartë, duke treguar vetëdije dhe përgjegjësi qytetare.









