Ceremonia e Hapjes
Ceremonia e hapjes së Vitit Akademik 2021/2022 në Shkollat Ndërkombëtare Maarif të Shqipërisë – Shkollat e Nju Jorkut u nderua me praninë e Zëvendës Ministres në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë – Znj. Nina Guga, Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shqipëri – AI Murat Ahmet Yörük, i nderuar anëtar i Bordit të Administrimit të FMSH – Z. Zekeriya Akçam, Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës – Z. Andi Seferi, Drejtor i KQZ- Tiranë – Znj. Erjeta Alhysa, Përfaqësues i Prindërve – Znj. Entela Hidri, Drejtoreshë TMF në Shqipëri – Z. Mesut Özbaysar, të nderuar prindër, të ftuar dhe nga nxënësit tanë të mrekullueshëm.
Nxënësit e shkollës i dhanë shumë argëtim ceremonisë me një performancë të gjallë kulturore duke përfshirë këngë, valle dhe instrumente.
Duke falenderuar të gjithë ata që ishin me ne në këtë ditë të rëndësishme për shkollat tona, i urojmë të gjithë nxënësve tanë suksese në vitin e ri akademik!