Shpallja e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e ditës së pavarësisë, në shkollën New York Basic Education është zhvilluar një orë ndërlëndore në lëndet Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Anglisht me temë : Shpallja e Pavarësisë së Kosovës.
Në të morën pjesë nxënësit e klasave të 7, 8 dhe 9. U diskutua dhe u paraqitën me power point punimet e nxënësve dhe historiku i përpjekjeve të popullit kosovar për shpalljen e Pavarësisë. U analizua periudha e gjatë dhe e vështirë e luftës së popullit kosovar ndaj genocidit serb, ndihma që i dha populli shqiptar dhe Nato në vendosjen e demokracisë.
Nxënësit krijuan gjithashtu edhe një ekspozitë me punimet e tyre në lidhje me këtë datë historike.😊🇦🇱




















