Festojmë ditën e Pavarësisë së Kosovës

Në këtë ditë të shënuar nga historia për shqiptarët, vihemi përballë kujtimit të heronjve, të cilët gdhenden me emrat e tyre, në murin e vlerave humaniste dëshirën për të qenë një komb i lirë.
Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, kujtojmë me nderim portretin e heronjve fisnikë, të cilët vlerësuan si gjënë më të shenjtë, lirinë e vendit.
Njerëzit janë ata që bëjnë historinë e tyre dhe çdo brezi i takon ta përçojë atë me nder. E ardhmja do të flasë për heronjtë, për shqipet që enden të lira në qiellin e përbashkët, në hapësirën e të cilit valëvitet flamuri i lirisë.
Me rastin e 12 vjetorit të ditës së pavarësisë së kosovës, në ambientet e New York Basic Education u zhvillua koncerti me këngë, valle e recitime nga fëmijët tanë të talentuar.
Të ftuar ishin, shkëlqesia e tij z. Atakan Dogan, atasheu i arsimit të ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Anadolu Agency në Tirana, përfaqsues të fondacionit Maarif, si dhe prindër që shijuan nga afër koncertin e bërë me aq shumë përkushtim e dashuri nga fëmijët e New York Basic Education. 😊
Falë përkushtimit të madh të gjithë stafit të shkollës si dhe ideatores së koncertit, mësueses së gjuhës turke, Edlira Shehu, aktiviteti me rastin e pavarësisë së Kosovës emocionoi të gjithë të pranishmit.
Gëzuar Kosovë! 😍🇦🇱🥳🇽🇰


















