Kurse falas për përgatitjen për provimet e Lirimit

📢Ditën e sotme nisi maratona e kurseve falas për përgatitjen për provimet e Lirimit në lëndët “Gjuhë Shqipe” dhe “Matematikë”.
💻Sot mësuese Elsa nisi seancën e parë të shpjegimit të disa pikave kyçe në lëndën e Matematikës.
⏰Kurset vijojnë çdo të martë dhe të enjte në orën 17:00.
❗Për t`u bërë pjesë e takimeve të radhës, nxënësve të regjistruar ju është dërguar me email linku ku mund të futen në Microsoft Teams.
📌Në fund të çdo takimi, materiali i diskutuar gjatë kursit do dërgohet në emailin personal të nxënësve.
Ju mirëpresim në takimin e radhës!😊



