21 shkurti: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

21 shkurti, është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare që kremtohet në të gjitha vendet e botës. Gjuha është mjeti më i rëndësishëm për ruajtjen dhe trashëgiminë e kulturës së çdo populli. Për këtë ditë të shënuar të Gjuhës Shqipe, nxënësit diskutuan mes tyre për lashtësinë e gjuhës sonë.
Recituan poezi të kolosëve të gjuhës dhe letërsisë shqipe, Ismail Kadare, Dritëro Agolli dhe në mbyllje të këtij aktiviteti , realizuam një orë leximi në bibliotekën e shkollës sonë.









