Aktiviteti ”Të ushqehemi shëndetshëm”

Për shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit jemi të gjithë të ndjeshëm. Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë është të hash gjërat e duhura në masën e duhur. Prandaj është e rëndësishme të jetosh dhe të ushqehesh shëndetshëm.
Duke u bazuar te këto rregulla nxënësit e klubit të Biologjisë dhe Kimisë të shkollës “New York Basic Education” organizuan aktivitetin me temë ”Të ushqehemi shëndetshëm”.
Nxënësit bënë prezantime në lidhje me temën, shpërndanë fletëpalosje dhe dhanë këshilla për mbajtjen e një dietë të balancuar. Ky aktivitet nuk mund të mbyllej më bukur sesa pranë natyrës dhe ajrit të pastër duke shijuar ushqimet e përgatitura me shumë dashuri. ![]()
















